Pas takimit me Bushatin, ministri i Jashtëm gjerman: Aktorët politik të mbështesin reformat!

Pas takimit në Ministrinë e Jashtme gjermane, ministrat Bushati -Maas kanë dalë në një konferencë për shtyp. Ministri i Jashtëm gjerman Heike Mass u shpreh se Shqipëria ka arritur rezultate dhe se përpjekjet për të janë impresionuese.

“U bëj thirrje aktorëve politik të mbështesin reformat e rëndësishme për vendin. Keni mbështetjen e qeverisë gjermane. Intensifikim i marrëdhënieve. Shqipëria partner i rëndësishëm, spirancë stabiliteti. Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor është në interesin e BE, ndryshe do shtrihet ndikimi i forcave të treta në Ballkan”, tha Maas.

Nga ana tjetër Bushati u shpreh:

“Falënderojmë Gjermaninë për ndihmën e vazhdueshme në rrugën evropiane të Shqipërisë. 12 muajt e ardhshëm do i shfrytëzojmë maksimalisht. Diskutuam për situatën në rajon dhe rolin e Shqipërisë”, tha Bushati.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU