Pas sondazhit qëndron LSI?! Presion ndaj Ramës dhe përpjekje për një koalicion PD-LSI-LIBRA

Ashtu si çdo sondazh, edhe ai i djeshmi ka shkaktuar shumë debate. Shpëtim Idrizi thotë se ky sondazh është sponsorizuar nga LSI, për t’i bërë shantazh Ramës. Kjo gjë pranohet edhe nga Erjon Braçe, që shkruan se është i rremë dhe lehtësisht i identifikueshëm si i qëllimtë politikë. Pas sondazhit, mediat pranë LSI-së kanë kaluar në ekstazë, dhe shkruajnë se LSI me PD dhe LIBRA-n e Ben Blushit, do ta lënë Ramën në opozitë.

“Eshtë herët për të folur, por nga rezultati i parë mbrëmë duket se qeveria do jetë LSI-PD-LIBRA-PDIU dhe PS-ja kalon në opozitë. Natyrisht një opozitë e tillë i duhet Shqipërisë.

Por ka akoma javë për fushatë dhe sondazhe. LSI dhe LIBRA rritje të vrullshme, çka nuk bëhet qeveria, sidomos pa LSI. Por edhe LIBRA është një qershi mbi tortën e LSI-PD”, shkruan “Koha Jonë”.

Edhe pse vërtetësia e sondazhit mbetet për t’u parë, ajo që nuk kanë llogaritur në fakt, është fakti se a do vërtet PD tani të bëjë koalicion me LSI-në. Sepse, askush nuk e di çfarë kanë arritur Rama me Bashën në takimin e famshëm të 17 majit dhe siç shihet nga gjuha e fushatës, Basha ka nisur të sulmojë më shumë LSI-në, se PS-në.

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU