Pas Shkodrës dhe Elbasanit, parlamenti i opozitës të enjten shkon në Durrës

Pas Shkodrës dhe Elbasanit, opozita do ta ‘zhvendosë’ parlamentin në Durrës ditën e enjte. Në dy seancat e para për këtë sesion parlamentar të vjeshtës, opozita ka zgjedhur të mos marrë pjesë në Kuvened, por të mblidhet të Shkodër dhe Elbasan. Në të dyja rastet, para mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur ligjërata, duke denoncuar publikisht “lidhjet e qeverisë me krimin”.

Basha ka lancuar edhe aksionin e opozitës për “çlirimin e qeverisjes nga krimi”. Së fundmi, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, projektligjin për vetingun e politikanëve.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU