Pas Rihannës, Chris Brown rreh një tjetër femër (FOTO)

Policia në Las Vegas është duke e hetuar këngëtarin amerikan Chris Brown, me dyshimin se ka rrahur një grua në një hotel në ditën e parë të janarit. Policia ka marrë një raport të Palms Casino në dje rreth orës 10:00, në të cilin thuhet se një grua duket të ketë pësuar lëndime të lehta, raporton NBC, transmeton Koha.net.

Gruaja, emri i së cilës nuk i është bërë i ditur, ka thënë se është goditur në fytyrë nga reperi pasi i kishte kërkuar që të bëjë një foto me të. Ndërsa këngëtari ka mohuar këto akuza, duke thënë se këto janë të pavërteta.

“Viktima ka akuzuar se është goditur nga Chris Brown, i cili në të njëjtën kohë i kishte marr asaj telefonin. Një grindje verbale është zhvilluar mes tyre, ndërsa viktima është larguar nga dhoma nga sigurimi privat i këngëtarit, dhe është nxjerr në korridor”, thuhet në raporton e Policisë.

0102-alleged-injury-akm-8 0102-sub-chris-brown-cops-3

Këngëtari ishte në Las Vegas për të performuar në “Drai Night Club”.

Brown kishte mbajtur një periudhë prove prej gjashtë muajsh, për shkak të rrahjes të së dashurës së atëhershme të tij këngëtares Rihanna, në vitin 2009.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU