Pas Naimit, edhe Elisa ishte doganiere…

Nga Ylli Dylgjeri/

Lexova një qëndrim në FB të ish doganieres Elisa Spiropalit për konsensusin patriotik sot !!! Qesha, dhe sërisht thathë: Kjo ishdoganierja s’ka lidhje as me Spiron e as me Palin…Po të kish me Spiron do ish më e sertë, më parimore, më patriote, dhe… doganiere s’do kish pranuar të punonte…
Po të ish si Pali, do ish më kaba, më e rrumbullakët dhe pllanet do ti realizonte.
Po nejse, Elisa është kjo që është. E palexuar, e pa arsimuar, e pa… çdoganuar!
Të paktën të mos u ngatërohej me patriotizmin e RILINDASVE bio. Nuk ngjit morali i doganierit në këtë vend Elisa. Dikur Kryeminstri pat deklaruar mes Jush se : Jeni të gjithë hajdutë! Kjo është deklaratë e “Rilindjes së dytë”,paçka se pas Naimit (që sigurisht se di) u bëre dhe Ti doganiere deri në falimentim.

1 koment

PËRGJIGJU