Pas mbledhjes së Grupit, Xhafaj shkon në zyrën e Ramës

Ministri i Punëve të Brendshme është parë teksa hynte në godinën e Kryeministrisë.

Burime për mediat thonë se Fatmir Xhafaj po zhvillon një takim me Edi Ramën në zyrën e këtij të fundit.

Kjo vizitë vjen pas mbledhjes së Grupit të PS, por edhe pas protestës së PD dhe LSI që kërkuan dorëheqjen e Xhafajt.

Ditën e sotme vëllai i ministrit, që ndodhet nën akuzë nga opozita, është vetëdorëzuar tek autoritetet italiane për të verifikuar nëse ndaj tij rëndon ndonjë dënim i pashlyer.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama deklaroi sot se audios së pretenduar nga PD si përgjim, i është bërë ekspertizë dhe materiali figuron të mos jetë autentik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU