Pas Kuvendit, opozita bojkoton edhe komisionet parlamentare

Bojkoti i opozitës vijon sërisht. Pas Kuvendit, opozita bojktoi këtë të hënë punën në tre komisione parlamentare.

Por mungesa e deputetëve të PD dhe LSI nuk ka penguar mazhorancën të vijojë mbledhjen e komisioneve të ligjeve, ekonomisë dhe shëndetësisë.

Deputetët e shumicës kanë vijuar me miratimin e rendit të ditës pa debate, ndërsa PD dhe LSI kanë mbledhur grupet parlamentare në selitë përkatëse.

Opozita në javët e shkuara ka protestuar në komisione duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU