Pas fjalës së Bashës protestuesit çajnë kordonin e policisë, shkojnë te dera e kryeministrisë

Menjëherë pas lideri demokrat Lulzim Basha mbajti fjalë në protestë, simpatizantët kanë nisur të hedhin njëherazi kapsollë ndaj forcave të policisë, dhe kanë çarë kordonin e sigurisë me efektivë para godinës së Këshillit të Ministrave.

Policia u ka bërë thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës të tërhiqen.”Te nderuar qytetarë, Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.

Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë

Të nderuar organizatorë të tubimit:

Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta.

Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU