Pasi braktisi sesionin e jashtëzakonshëm për ndryshimet në qeveri, opozita është mbledhur në selinë e PD.
Lajmi konfirmohet nga terreni teksa mësohet se Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me partitë aleate.
Më herët, Basha dhe Kryemadhi u shprehen se opozita do të dalë me një axhendë të përbashkët për aksionin, por ata përjashtuan protestat masive.
Sipas opozitës, tashmë që janë ngritur studentët, minatorët dhe banorët e ‘Astirit’, nuk është e nevojshme që të thirren të tjera protesta.
/a.rada