Derisa të mbahen zgjedhjet e reja Bashkinë Dibër do ta drejtojë Et’hem Fida, një prej dy nënkryetarëve të kësaj bashkie i emëruar si përfaqësues i PDIUsë. Ky ka qenë vendimi i dakordësuar mes PS-së dhe PDIU-së, pas arresimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili për video-skandalin ku i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune për një vajzë të re.
Ligji parashikon që nënkryetari i bashkisë mund të ushtrojë kompetencat e kryebashkiakut deri në 6 muaj. Ende nuk dihet se kush do të jetë kandidatura e mazhorancës në Dibër dhe nëse do të dilet sërish në koalicion me LSI-në apo veçmas. Burime të pakonÒrmuara thonë se pritet që mazhoranca të kandidojë prefekten aktuale të qarkut Dibër. (javanews.al / r.a)