Pas akuzave të Bashës, reagon Süzer: S’ jemi në asnjë listë të zezë, kemi 50 vjet në treg

Pas akuzave të liderit të opozitës Lulzim Basha në lidhje me kompaninë turke Suzer, ka reaguar kjo e fundit përmes një deklarate, duke hedhur poshtë pretendimet e kryedemokratit se kompania është krijuar vetëm pak kohë më parë apo se ajo është në listën e zezë.

Në reagimin e saj Suzer shprehet se ka mëse gjysëm shekulli që ekziston dhe se lideri i opozitës do duhej të informohej më mirë.

Grupi Süzer për një periudhë më të gjatë se gjysmë shekulli ka realizuar investime të konsiderueshme në shumë sektorë, kryesisht në atë të pasurive te patundshme, turizmit, financës dhe energjisë jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë vende të njohura të botës, si dhe është një bashkësi e rëndësishme kompanish që u siguron punësim shumë njerëzve.

Në dritën e informacioneve të mësipërme Grupi Süzer në kundërshtim me atë që pretendohet në një lajm mediatik nuk bën absolutisht pjesë në “listën e zezë kombëtare dhe ndërkombëtare” dhe ashtu si përherë e vazhdon aktivitetin e tij tregtar në mënyrë prestigjioze.

E shprehur shkurt dhe qartë, ne jemi të mendimit se fjalët që ka përdorur zoti Lulzim Basha për Grupin Süzer, i cili e ka vërtetuar veten e tij në Shqipëri në aspektin e investimeve, burojnë nga mungesa e informacionit të pamjaftueshëm mbi kompanitë tona”- shkruan Suzer në reagimin e tij.

Por çfarë pati thënë Basha në mbledhjen e grupit më 27 janar të këtij viti?

Koncesioni i landfildit të Elbasanit, Arben Ahmetaj, peshkaqeni i madh i bardhë, mësuesi i anglishtes më i pasur në historinë e civilizimit. Emblemë e korrupsionit në qeverisjen ‘Nano’, transplantuar mjeshtërisht në qeverisjen ‘Rama’. 5 mln euro nga taksat tona për t’ia dhënë një kompanie të porsakrijuar me vetëm 100 mijë lekë kapital dhe pa asnjë eksperiencë të vërtetuar.”

Letra e Plote e kompanise Süzer

“Përballë deklaratave mjaft fatkeqe, që pretendohet se janë publikuar sipas pohimeve të bëra nga zoti Lulzim Basha më datë 27.01.2016, është bërë e domosdoshme që ne si Grup Süzer të bëjmë një deklaratë zyrtare. Pasi në këtë deklaratë të pabazë emri “Süzer” përdoret në mënyrë të padrejtë.

Grupi Süzer për një periudhë më të gjatë se gjysmë shekulli ka realizuar investime të konsiderueshme në shumë sektorë, kryesisht në atë të pasurive te patundshme, turizmit, financës dhe energjisë jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë vende të njohura të botës, si dhe është një bashkësi e rëndësishme kompanish që u siguron punësim shumë njerëzve.

Ndërmjet të tjerash ne si Grupi i kompanive Süzer kemi marrë pjesë shumë herë në tenderët që janë mbajtur si në nivel kombëtar, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare; kemi fituar projekte të përmasave mjaft të mëdha dhe të gjitha i kemi realizuar me sukses. Për shembull, një nga projektet më të rëndësishme që kemi vënë në jetë është banka jonë që ushtron aktivitetin e saj në Kroaci. Duam të theksojmë me rëndësi këtu se një tjetër investim i konsiderueshëm që kemi bërë është edhe Banka BKT, një nga bankat më të rëndësishme të Shqipërisë. Pasi është përsëri grupi ynë i kompanive Süzer që e ka blerë BKT-në nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe pasi e ka zhvilluar atë bashkë me EBRD (BERZH) dhe IFC ia transferoi bankën një grupi tjetër turk.

Shtojmë këtu se jemi duke hedhur hapa të rëndësishëm sipas planeve të gatshme që kemi për investime, si dhe në drejtim të pjesëmarrjes në shumë projekte të rëndësishme që ne synojmë ti realizojmë dhe që do të jenë objekt i tenderëve. Për momentin vazhdojnë punimet me të gjithë shpejtësinë në dy projekte të mëdha për zhvillimin dhe përmirësimin e tokës në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe në Nju-Jork, edhe në Miami. Një nga projektet e tjera të investimeve tona ndërkombëtare është edhe projekti në Shqipëri, të cilin po bëjmë përpjekje për ta realizuar bashkë me Grupin Nurol, një nga grupet e kompanive me përvojë dhe me vlerë të vendit tonë. Si rezultat i këtyre punimeve, në qoftë se do kemi sukses në procesin e tenderimit, i cili do të jetë plotësisht transparent dhe në përshtatje me Ligjin e Shqipërisë për Partneritetet Publiko-Private (PPP), atëherë investimi që ne do të bëjmë në fazën e parë të këtij projekti llogaritet të jetë rreth 120 milionë euro.

Në dritën e informacioneve të mësipërme Grupi Süzer në kundërshtim me atë që pretendohet në një lajm mediatik nuk bën absolutisht pjesë në “listën e zezë kombëtare dhe ndërkombëtare” dhe ashtu si përherë e vazhdon aktivitetin e tij tregtar në mënyrë prestigjioze. Në këtë kontekst po të merren në konsideratë të gjitha këto investime thelbësore dhe të spikatura, si ato që janë vënë në jetë, edhe ato që momentalisht janë në fazën e realizimit, ne rezervojmë çdo të drejtë ligjore kundër pretendimeve të pabaza dhe të padrejta që lëndojnë prestigjin tonë në biznesbërje.

Përveç kësaj, një çështje tjetër me rëndësi që ne duam të theksojmë është se qëndrimin që ka ndërmarrë Zoti Lulzim Basha, një politikan që ka mundësi të jetë pjesë e qeverisjes së Shqipërisë në të ardhmen, kundër grupit tonë për këtë investim afatgjatë, që për synim ka përballimin e nevojave të Shqipërisë për energji elektrike, sot në një kohë dhe mjedis, kur çdo vend i botës nxit dhe stimulon investitorët e gatshëm të ofrojnë punën, mundin, kapitalin dhe eksperiencën e tyre për të bërë investime të reja në tokat e tij, ne e shikojmë si një qëndrim të çuditshëm dhe të pakuptimtë.

E shprehur shkurt dhe qartë, ne jemi të mendimit se fjalët që ka përdorur zoti Lulzim Basha për Grupin Süzer, i cili e ka vërtetuar veten e tij në Shqipëri në aspektin e investimeve, burojnë nga mungesa e informacionit të pamjaftueshëm mbi kompanitë tona. Duke qenë se ne si Grupi Süzer biznesin tonë e realizojmë prej vitesh në një formë mjaft transparente dhe të hapur, nënvizojmë faktin se çdo lloj informacioni në lidhje me aktivitetin e kompanive tona mund ta gjeni në faqen e internetit ëëë.suzer.com. Duhet cilësuar gjithashtu se të gjitha kompanitë e grupit tonë inspektohen nga institucione dhe autoritete kombëtare e ndërkombëtare auditimi.

Ne si Grupi Süzer e përgënjeshtrojmë lajmin e publikuar më datë 27.01.2016 dhe me respekt i bëjmë me dije opinionit publik që të mos marrë në mënyrë absolute në konsideratë pretendimet e pabaza që janë hedhur përmes kontekstit të këtij lajmi”, thuhet në reagimin e kompanisë turke.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU