Partizani afron mbrojtësin e Shkëndijës

Ndërsa jemi në ditët e fundit të merkatos, edhe ekipet e kategorisë Superiore po bëjnë riparimet e duhura për të përballuar sezonin e ri.

Klubi i Partizanit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin nigerian Alma Abbo Wakili.

21-vjeçari, i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës, ka firmosur sot me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Wakili, i cili luan në rolin e mbrojtësit të majtë do ti bashkohet skuadrës të martën në seancën e radhës stërvitore.

Në dy javë të luajtura Partizani ka 3 pikë, teksa ka humbur me rezultatin 1-0 kundër Skënderbeut dhe triumfojë këtë fundjavë po 1-0 kundër Kamzës./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU