Të shtunën nis Kongresi i Partisë Socialiste, programi i të cilit përmban gjashtë pika.
Ato janë: Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama; Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi; Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve; Pyetje dhe diskutime; Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS; dhe Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.
Pas fjalës së kryesocialistit Edi Rama, pika më e rëndësishme për t’u diskutuar e votuar do të jenë ndryshimet statutore, të huazuara nga modeli laburist. Edi Rama, si përgjigje ndaj sfidës së drejtpërdrejtë të Blushit, do t’i propozojë Kongresit referendumin nëse duhet të ketë, apo jo, zgjedhje për postin e kryetarit.