Parlamenti nis pa opozitën, dy deputetë të LSI në seancë

TIRANË- Ka nisur në Kuvend seanca plenare, ku do të votohet ligji për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Në sallë ndodhen vetëm deputetët e mazhorancës dhe 2 deputetët e LSI-së që kanë marrë pjesë vetëm për procedurë.

Opozita ndodhet në Vlorë, ku po zhvillon mbledhjen e radhës, ndërkohë që në seancën e sotme pritet të raportojë për kriminalitetin edhe kryeprokurorja Arta Marku.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar Ruçit që të mos ketë shtyrje të votimit për projektligjin për Eurobondin, por të miratohet me procedurë të përshpejtuar në fund të seancës së sotme.

Ruçi ka njoftuar 5 minuta pushim me arsyetimin se për kërkesën e Ballës, duhet të japë fillimisht aprovimin Komisioni i Ekonomisë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU