Parlamenti grek nisi sot në mëngjes diskutimet në lidhje me marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë, i cili është thirrur t’a miratojë të enjten në mbrëmje, një mosmarrëveshje e vjetër që dëmton marrëdhëniet mes dy shteteve fqinjë prej gati 30 vjetësh.
Pasi u ratifikua nga Parlamenti i Shkupit dhjetë ditë më parë, marrëveshja greko-maqedonase e 17 qershorit që riemërton republikën e vogël të Ballkanit në ”Republika e Maqedonisë së Veriut’’ duhet të miratohet nga Parlamenti grek për të hyrë në fuqi.
Marrëveshja kundërshtohet nga një pjesë e madhe e klasës politike greke. Që në fillim të seancës plenare mëngjesin e sotëm, debatet nisën me tone të larta./a.meta