Paratë e Shqipërisë investohen jashtë, vetëm në Gusht “ikën” 285 mln dollarë

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vetëm në gusht bankat shqiptare investuan jashtë 34.8 miliardë lekë ose 285 milionë dollarë. Këto para janë vendosur si depozita në bankat jashtë vendit, investime në letra me vlerë të qeverive të tjera, por një pjesë e tyre ka shkuar edhe si kredi e drejtpërdrejtë për bizneset e huaja.

Më rreth 3 miliardë dollarë investime jashtë, Shqipëria është një kreditor neto i botës, pasi detyrimet që bankat shqiptare kanë ndaj jorezidentëve, banka ose individë të huaj, janë vetëm 45 miliardë lekë ose pak më shumë se 400 milionë dollarë.

Dalja masive e kapitaleve jashtë ka qenë një shqetësim i hershëm për Bankën e Shqipërisë, e cila do që këto para të investohen brenda vendit për të mbështetur ekonominë. Dy vjet më parë, ajo mori një sërë masash për të dekurajuar daljen e kapitaleve jashtë duke ju bankave që për çdo investim në tregjet e huaja të sigurojnë më shumë fonde rezervë në bilancet e tyre raporton tch.

Por ndonëse e kanë ngadalësuar ritmin e investimeve jashtë, këto ndërhyrje nuk kanë mundur ta frenojnë atë. Vetë bankat private thonë se janë të detyruara ti investojnë fondet e lira jashtë për shkak të mungesës së ulët për kredi në tregun e brendshëm, por edhe projekteve bindëse nga biznesi./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU