Parashikimi për Shqipërinë, ja çfarë na ka rezervuar moti sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushte e motit në vendin tonë ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore e verilindore duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira më të shpeshta zonat malore, sërish ekstremi verior do të rrezikohet nga shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU