Paralajmërimi për përdoruesit e Whatsapp: Kujdes nga ky mesazh!

Megjithëse pa ato është bërë i pamundur komunikimi, të gjithë e dinë se rrjetet sociale, platformat dhe aplikacionet nuk janë fort të sigurta. Madje shpesh herë vetë kompanitë informojnë për rreziqe të mundshme. I tillë është rasti për një mesazh që përdoruesit mut të marrin në Whatsapp.

Përdoruesit e WhatsApp janë paralajmëruar se rrezikohen nga një mashtrim i ri që mund të çojë në humbje të ardhurash. Bëhet fjalë për një mesazh në të cilin thuhet se përdoruesit duhet të paguajnë nëse duan të vazhdojnë të përdorin aplikacionin Whatsapp.

Në mesazh thuhet se ka mbaruar abonimi aktual dhe duhet të klikojnë tek një link për të rinovuar aplikacionin.

Nëpërmjet këtij mashtrimi, synohet marrja e të dhënave bankare nëpërmjet një faqeje të rreme.
Në fillim WhatsApp ka qenë me një pagesë modeste por nga viti 2016, ky aplikacion është falas.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU