Paralajmërimi: Kujdes nga ilaçet për dobësim, rreziqet që u kanosen

fat woman measuring her stomach

Të ndihesh rehat duke parë veten në pasqyrë është një ndjenjë e zakonshme. Por për të bërë diçka të tillë, shumë persona priren të përdorin ilaçe tejet të rrezikshme për organizmin.

Në Australi autoritetet kanë dhënë alarmin lidhur me një substancë kimike që blihet online dhe përdoret për të humbur peshë, përgjithësisht në formë kapsule të verdhë.

E njohur si 2.4 dinitrofenol, shkurt Dnp, akuzohet si shkaktar i një sërë sëmundjesh, ku në disa raste rezulton edhe vdekjeprurës.

Në vitin 2013, një djalë anglez 18-vjeçar, humbi jetën pasi përdori disa pilula Dnp.

Luante rugby, por pilula i shkaktoi një nxehje të madhe të trupit. Ndërkohë vdekje të tjera janë shënuar edhe gjatë viteve të fundit.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare Departamenti i Shëndetësisë në New South Wales, deklaron se efektet e Dnp në organizëm janë vrastare, shkruan noa.al.

Detajohet se nxehtësia që shpërndan ilaçi, duke shkrirë yndyrën, dëmton për pasojë edhe qelizat e organeve të tjera si veshkat dhe trurin.

“Bëhet fjalë për një produkt toksik, për të cilin nuk ka antidot dhe pavarësisht kurave më të mira personat që e përdorin mund të vdesin”, thuhet në deklaratë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU