Paradoksi/ “Kosova në dokumentet evropiane është territor dhe jo si shtet”

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç në Banjalukë ka thënë se “nëse të gjithë thonë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, kjo nuk është marrëveshje por ultimatum të cilin kurrë nuk do ta pranojmë”, transmeton Koha.net.

“Fakti se përpiqemi për marrëveshje, nuk do të thotë se jemi të dobët. Serbia vetëm i mbron interesat dhe qëndrimet e veta, ndërsa ata që e kanë njohur Kosovën, nuk kanë të drejtë morale të flasin për parimin e mos ndryshimit të kufijve”, citon “V.novosti” ministrin Daçiq. Sipas tij, kur disa vende morën vendimin ta njohin pavarësinë e Kosovës, kufijtë e Kosovës nuk kanë ekzistuar, ekziston vetëm vija administrative, ka thënë ai!

“Kosova nuk është anëtare e KB-së, as e OSBE-së dhe as e BE-së. Kosova në dokumentet evropiane shënohet si territor e jo si shtet. MSA që është nënshkruar e Kosovën nuk i njëjtë me atë që e ka ndëshkuar Serbia dhe edhe liberalizmi i vizave i referohet territorit Kosovë”, ka thënë Daçiq. Ai ka përfunduar se “marrëveshja e Beogradit me Prishtinën është marrëveshje jonë bilaterale dhe nuk i intereson palës së tretë”, përgatiti Koha. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU