Paqja me FARC, Kongresi kolumbian ofron amnisti për mijëra rebelë

Kongresi i Kolumbisë ka miratuar një ligj i cili ofron amnistinë për mijëra luftëtarë rebelë të cilët janë akuzuar për krime gjatë luftës civile që përfshiu vendin për disa dekada.

Një ligj i tillë është pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes mes qeverisë dhe forcave rebele të FARC.
“Kjo do të thotë se rruga për të garantuar demobilizimin dhe çarmatosjen e anëtarëve të FARC në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm është shumë e qartë,” tha ministri i brendshëm Juan Fernando Cristo.

“Kjo i jep fund një konflikti 52-vjeçare mes palëve.Braktisja e armëve nga forcat rebele është tani në duart e Kombeve të Bashkuara në mënyrë që i gjithë procesi i zbatimit të marrëveshjes të fillojë,’ shtoi ministri.

Më shumë se 7000 forca të FARC pritet të dorëzojnë armët në 6 muajt e ardhshëm dhe ata që do të shpallen fajtor për krime lufte nuk do të përfitojnë amnisti.

Vetëm pas katër vitesh bisedime,qeveria dhe FARC ranë dakord mbi marrëveshjen e paqes cka u rrëzua nga qytetatërt në referendumin e mbajtur pak muaj më parë. Gjithashtu pritet nga rebelët që të japin të gjithë informacionin që kanë për trafikun e drogës në vend, ndërsa gjithashtu është vendosur se marrëveshja për paqen nuk do të jetë pjesë e kushtetutës se Kolumbisë.

Kujtojmë se gjatë konflikrit 52 vjecar kanë humbur jetën më shumë se 200.000 njerëz dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen ndërsa president i Kolumbisë Santos mori cmimin Nobel për Paqe për përpjekjet e tij për të sjellë paqen dhe stabilitetin në vend.
shqiptarja.com/d.i.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU