(Pa)përgjegjësia e Kosovës ndaj kufijve të saj

Nga Mero Baze

Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon I vetëm negociatat me Presidentin e Serbisë në prani dhe të disa faktorëve ndërkombëtarë për të ndryshuar kufijtë aktualë të Kosovës nën pretendimin e një procesi paqësor.

Nuk është më intersante të flasim për rrezikun e këtij hapi për Kosovën dhe as për errësirën në të cilën futet e ardhmja e Kosovës nga fillimi I një procesi që nuk do ketë kurrë fund.

Ajo që sot është e rënd ka të bëj me indeferencën e skajshme të klasës politike në Kosovë ndaj këtij procesi që tashmë ka nisur. Presidenti Thaçi e ka bërë hapin e parë zyrtar, ka folur publikisht në krah të Presidentit të Serbisë për këtë proces, kanë shkëmbyer konsiderata për njëri tjetrin, dhe duket se ka pas një grup politikanësh të erës së re të Trumpit edhe në Evropë, që po asgjesojnë arritjet e epokës neoliberale, ku Kosova është shteti I parë dhe i fundit që fitoi lirinë në emër të të drejtave të njeriut nga filozofia politike e Bill Klintonit dhe Tony Blair.

Shqipëria ka mbajtur një qëndrim serioz përmes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati I cili ka vlerësuar se sovraniteti I Kosovës ka një rrezatim më të gjerë se sa kufijtë e Kosovës dhe se nuk duhen harxhuar energji për mënyrën se si duhet të kompesohet Serbia.

Por ndërkohë që në alpet e Austrisë ky proces ka nisur zyrtarisht, Kosova po ngjan si në fabulën e atij gomarit që është duke e ngrënë ujku dhe thotë “bëhe zot ëndërr”.

Procesi I ndarjes së Kosovës nuk është më ëndërr. Presidenti I saj ka hedhur sot një hap zyrtar dhe Kosova duhet të ketë një përgjigje institucionale për këtë proces. Ajo ose duhet ta ndal me parlament, ose duhet ti bashkohet presidentit Hashim Thaçi, për të marrë së bashku përgjegjësinë e asaj që po ndodh.

Ky proces nuk mund të ndiqet, as me humor dhe as me qesëndi nga kafenetë e Prishtinës, por me përgjegjësi nga parlamenti I Kosovës dhe institucionet e saj. Presidenti I Kosovës nuk është duke dhënë intervista për qejf, apo duke shpalosur vizione elektorale. Ai është duke vepruar. Tani Kosova duhet ta ndaj mendjen a është me Hashim Thaçin në këtë proces apo kundër tij. Dhe këtë duhet ta bëj jo duke bërë luftë politike me Hashim Thaçin, por duke marr përgjegjësi për atë që do të vendoset.

Ky momenti, kur ai është duke bërë bisedime për Kosovën dhe politikanët e  tjerë në Kosovë janë duke treguar barcaleta për të, e dukur këputur mufka politike,  është më I papërgjegjshmi I mundëshmi.

Kosova ka nevojë të ketë një zë legjitimë në këto bisedime dhe kjo arrihet duke I dhënë mandate ose jo Hashim Thaçit për të biseduar për kufijtë e Kosovës.  Çdo gjë tjetër është jo vetëm joserioze por dhe e rrezikshme./a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU