Papa takon viktimat e abuzimit seksual nga klerikët: Kërkoj falje, jam i tmerruar!

Në turneun e tij në Irlandë, Papa Françesku ka kërkuar falje për skandalin dhe tradhtinë e ndjerë nga viktimat e shfrytëzimit seksual prej abuzimeve të klerikëve katolikë.

Gjatë fjalës së tij në faltoren e Marisë në Knock, para dhjetëra mijëra njerëzve, kreu i Vatikanit u shpreh se askush nuk mund të mos lëkundej nga tregimet e atyre që kanë pësuar abuzimin.

“Askush prej nesh nuk mund të mos lëkundet nga historitë e të rinjve që vuajtën abuzimin, u grabitën nga pafajësia e tyre dhe  mbetën të tmerruar nga kujtime të dhimbshme. Kjo plagë e hapur na sfidon që të jemi të fortë dhe të vendosur në gjetjen e të vërtetës dhe drejtësisë. Unë  kërkoj faljen e Zotit për këto mëkate, për skandalin dhe tradhtinë e shumë personave në familjen e Perëndisë”, tha Papa Françesku

Në vizitën e parë papale në Irlandë në 39 vjet, Papa Françesku u takua privatisht me 8 viktima të abuzimit klerik, fetar dhe institucional dhe tha se do të kërkojë  një angazhim më të madh për të eleminuar këtë kamzhik.

Por presioni mbi Papën u rrit kur të dielën një ish-zyrtar i lartë i Vatikanit tha se Papa Françesku kishte patur dijeni për abuzimet seksuale, nga një kardinal amerikan 5 vite përpara se të pranonte dorëheqjen e tij muajin e kaluar.

Ndërkohë 500 mijë njerëz pritet të mblidhen në Parkun Phoenix në Dublin, ku Papa do të përmbyllë takimin botëror të familjeve.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU