Panuçi nuk ‘ia përton’ Nishanit: Njerëzit duhet të tregojnë edukatë…

Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, trajneri i Kombëtares kuqezi Kristian Panuçi është pyetur në lidhje me padinë që i ka bërë para pak ditësh ish Presidentit Bujar Nishani.

Panuçi u shpreh se njerëzit duhet të tregohen të edukuar kur bëjnë deklarata, duke theksuar se nuk është konsultuar me Presidentin e FSHF-së në lidhje me çështjen.

Pse e keni hedhur në gjyq presidentin Nishani, a keni folur me Dukën?

Çdo gjë ka vetëm një shpjegim, njerëzit duhet të tregohen të edukuar dhe të flasin me korrektesë për sa i përket deklaratave. Këto janë punët e mija, nëse jam konsultuar apo jo me presidentit.

Kujtojmë se ish Presidenti Nishani e cilësoi trajnerin një sharlatan që po shkatërron atë që ishte ndërtuar, në një reagim fill pas ndeshjes mes Shqipërisë e Kosovës, ku kjo e fundit fitoi me rezultat të thellë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU