Panuçi: Kemi probleme në mbrojtje, Skocisë i falëm dy gola

Shqipëria u mund në transfertë nga Skocia me rezultatin 2-0, ndërkohë që në përfundim të ndeshjes ka folur trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi. Në një prononcim për “RTSH”, tekniku italian u shpreh se skuadra ka probleme në mbrojtje dhe se aty duhet më shumë ndërhyrje.

Ai tha se SKocisë iu falën golat.

“Në pjesën e parë kishim një rast me Memushajn, kishim pak qarkullim topi, pak personalitet. Nuk ka asgjë për të thënë përveç se për të pranuar rezultatin, kemi limitet tona. Kemi pësuar gol dhe kemi pasur vështirësi. E shohim gotën gjysmë plot.

Ndeshja ishte negative në disa situata, por edhe Skocia ka 3 pikë si ne. Jam i lumtur për djemtë pasi i di limitet, aftësitë tona, nëse i rregullojmë, bëhemi një skuadër që mund të jemi në gjendje të fitojmë grupin, përndryshe do të kemi vështirësi.

Nuk e di, duhet të vendosim të zgjidhim situatën në mbrojtje se ndryshe kemi vështirësi të fitojmë. Duhet të jemi të ndershëm, duhet të mendojmë të përgatitim ndeshjen e tetorit, të jemi pak më të egër në fushën e lojës në mbrojtje, përndryshe do të sforcoheshim shumë për të arritur vendin e parë”, u shpreh Panuçi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU