Panariti prezanton kandidatët në Pukë dhe Fushë-Arrëz

    “Aleanca për Shqipërinë Europiane” prezantoi kandidatin e saj në bashkinë e Pukës Gjon Gjoni dhe atë të Fushë-Arrëzit Fran Tuci.

    Ka qenë ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i cili ka bërë prezantimin e këtyre kandidatëve në Pukë dhe Fushë-Arrëz.  Në prezantimin e tyre Panariti theksoi se situata e ujërave të zeza nuk mund të vazhdojë kështu dhe se do të bëhet urgjent sistemimi i tyre. Panariti gjithashtu vu theksin në investimin e qeverisë dhe bashkisë për rritjen e prodhimit bujqësor.

    “Nuk mund të vazhdoj kjo situatë që ujërat e zeza të shkarkohen në rezervuar. Ndërhyrja e parë emergjente që ne do të bëjmë është krijimi i sistemit të ujërave të zeza”,tha Panariti. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave theksoi se potenciale të jashtëzakonshme ka edhe sektori i blegtorisë në të cilin deri me tani mungojnë investimet por gjithçka është e mundur të bëhet duke e sjellë atë në trajtën e një premtimi dhe detyre për kandidatin e zgjedhur.

    “Bashkia nuk është një ankand dhe kjo është ajo që do të tregoje” -ka theksuar kandidati Gjoni në prezantimin e tij dhe me punë do të mund t’ju a tregoj të gjithëve të kundërtën”, u shpreh ai.

    Edhe gjatë prezantimit të Fran Tucit në zonën e Fushë-Arrëzit ministri tha se kjo zonë ka disa avantazhe që lidhen me natyrën, klimën, tokën, të cilat sipas tij janë avantazhe konkurruese dhe krahasuese që duhen kthyer në potenciale të vërteta, në mënyrë që kjo zonë të prodhojë, të arrijë tregjet dhe të ardhura.

    “Të gjitha këto sfida ne do t’i bëjmë realitet edhe me Franin në krye të Bashkisë së Fushë-Arrëzit për t’i dhënë transformimin e duhur që e meriton kjo zonë. Prandaj ju bëj thirrje që ta mbështesim Franin, ta mbështesim koalicioni pasi është rruga e duhur që do të sjellë ndryshimin dhe progresin”, tha ndër të tjera ministri i Bujqësisë

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU