Panama Papers, Vasili kërkon vëmendje nga organet hetimore

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar skandalin më të madh fiskal të gjitha kohërave, ku liderë botërorë, personalitete të ndryshme por edhe njerëz të krimit i shmangeshin taksave në vendin e tyre duke i fshehur paratë në Panama. Skandali që mban emrin Panama Papers i zbuluar ditët e fundit, nxori edhe emrin e biznesmenit shqiptar Ismail Mulleti si të përfshirë.

E pikërisht nisur nga ky rast, Vasili u ka kërkuar organeve të hetojnë çdo informacion që të mbyllen shtigjet e devijimit në të tilla “parajsa fiskale”.

“Pasurimi i paligjshëm në parajsa fiskale, organet e hetimit shqiptar duhet të jenë të vëmendshëm për të hetuar çdo ngjarje, çdo informacion që vjen për të hetuar të gjitha informacionet që vijnë nga parajsat fiskale në Panama, Qiprio, Monako, e të tjera”.

Duke u nisur nga rasti i Ismail Mulletit i cili kishte fituar koncesionit e markimit të karburanteve në vendin tonë, Vasili bëri me dije një nismë të re të grupit të LSI, që: “Ligji i koncesioneve të ketë më shumë transparencë, ky është një qëndrim i rëndësishëm, dimension i ri i transparencës. LSI propozon këtë nismë për përmirësimin e ligjit që të mos ketë mundësi devijimi në parajsa fiskale”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU