PAMJET / Grabitet marketi në Durrës, por autori nuk…

Momente tmerri kaloi punonjësja e një marketi në Durrës teksa një person, nën kërcënimin e një pistolete lodre dhe duke ushtruar dhunë, arriti të marrë nga kasaforta xhiron ditore.

Por, autori i këtij krimi ka arritur t’i gëzojë vetëm për pak paratë e marra pasi ai është prangosur nga policia shumë shpejt.

Specialistët për Krimet dhe forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market.

Efektivët janë vënë në ndjekje të autorit duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të dyshuar Keni Braçe 27 vjeç, banues në Durrës.

Braçe, në lagjen Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale pistoleta tip çakmak, maskë kirurgjie, doreza dhe sasia e lekëve të vjedhura (79 300 lekë të reja)./b.d

Shikoni si grabitet me dhunë marketi në Durrës, i dyshuari nuk i gëzon dot gjatë paratë e vjedhura on Vidnews.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU