Pakistan/ Marvia Malik hyn në histori, spikerja e parë transgjinore

PAKISTAN – Një kanal televiziv në Pakistan ka punësuar prezantuesen e parë transgjinore në këtë vend. Marvia Malik, gazetare e cila kishte punuar edhe si modele, ka thënë se ishte ndier shumë e emocionuar kur kishte marrë ofertën për punë shkruan BBC.

20-vjecarja ditën e premte dha edicionin e parë të lajmeve në televizionin Kohenoor, pas tre muajsh praktikë. Personat transgjinorë përballen me diskriminimin në Pakistan dhe shumë prej tyre kanë problem të gjejnë punësim.

Malik është shprehur e lumtur me mundësinë që ishte ofruar dhe shpreson se puna e saj do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së komunitetit transgjnor në Pakistan.

Më përpara 20-vjecarja ka qenë djalë dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale u shndërrua në vajzë duke marr dhe emrin Marvia Malik . Ajo u përball me vështirësi të shumta, pas braktisjes nga familja iu desh të punonte shumë për të vazhduar studimet dhe të diplomohej për gazetari.

 “Kam punuar vërtetë shumë për të arritur këtu ku jam sot dhe shpresoj që historia ime të jetë frymëzim për të gjithë transgjinorët e këtij vendi”- tha 20-vjecarja. (BalkanWeb)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU