Pacolli: Donald Trumpit, ia kam anuluar takimin dy herë!

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për njohjen e tij me kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke thënë se ai është mik i tij.

Pacolli ka treguar se miliarderit nga Nju-Jorku ia ka anuluar takimin në momentet e fundit – jo vetëm një herë, por dy herë!!

“Unë Trumpin e njoh që nga viti 1989 – ende në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai ka udhëtuar edhe jashtë, dhe jemi takuar në Moskë. Jemi shoqëruar, si miq. E respektoj”, ka thënë Pacolli në emisionin Natën me Fatmir Spahiun, transmeton Gazeta Express.

Por, përkundër miqësisë me Trumpin, ai ka thënë se përkrahë demokraten Hillary Clinton në një përballje të mundshme me të në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në muajin nëntor, citohet “Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU