Ozil dhe Gundogan japin ‘llogari’ tek presidenti gjerman pas fotos me Erdogan

Dy futbollistët gjermanë me origjinë turke, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan kanë takuar Presidentin Frank-Walter Steinmeier, pas kritikave të pasuara me shfaqjen e fotografive të tyre me presidentin e Turqisë.

Partia AK, që është në pushtet në Turqi, publikoi fotot e futbollistëve me presidentin Rexhep Taip Erdogan, në një moment të rëndësishëm për vendin, që është para zgjedhjeve.

Ky veprim u kritikua ashpër nga disa politikanë gjermanë, që akuzuan Ozil dhe Gundogan se po përpiqen të mbështesin Erdoganin, pavarësisht se ata e mohuan tërësisht këtë çështje.

Özil, i cili luan për Arsenalin dhe Gundogan, lojtar i Manchester Cityt, i dhanë Erdoganit fanellat e tyre të nënshkruara, gjatë një eventi në Londër javën e kaluar.

Menjëherë pas takimit, reaguan edhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low dhe kreu i Federatës Gjermane të Futbolit, të cilët morën në mbrojtje futbollistët, në prag të Botërorit rus.

“Ishte e rëndësishme që të dy ata të pastrojnë keqkuptimet. Si Ozil, edhe Gundogan u shprehën qartësisht se ndihen gjermanë dhe se ai gjest nuk kishte për qëllim të dërgonte sinjale politike”, tha Presidenti Steinmeier.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU