OSBE, Steinmaier merr presidencën: Do kthej paqen në Europë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Walter Steinmeier, deklaroi gjatë ceremonisë së marrjes së presidencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) se Gjermania është gati të drejtojë fqinjët e saj në kohë të vështira.

“Jemi duke u përballur, ndoshta, me kërcënimin më serioz ndaj paqes dhe sigurisë në Evropë që praj përfundimit të Luftës së Ftohtë”, tha Steinmeier.

Ministri u zotua se do të zgjidhë konfliktin në Ukrainë duke e konsideruar si prioritetin kryesor për OSBE-në.

Steinmeier premtoi gjithashtu se “do të rikthejë besimin e humbur tek Evropa. Vetëm atëher do të jetë e mundur, sërish, të krijohet një rend i qëndrueshëm dhe i sigurt në Evropë”.

Të gjitha shtetet evropiane janë anëtare të OSBE-së, organizata më e madhe ndërqeveritare e sigurisë, përfshirë edhe SHBa-në, Kanadanë, ish-anëtarë të Bashkimit Sovietik dhe Mongolinë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU