OSBE: Dhuna ndaj gazetarëve, shenjë negative për lirinë

Për sulmin me armë në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala, ka reaguar së fundi edhe OSBE.

Në një postim në facebook të OSBE dënohet me forcë sulmi ndaj gazetares Lala, ndërsa nxiten autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës.

Postimi i Plotë:

Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës.

Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU