Organizatori i Arsenalit xheloz për Ozil: Dua 200% rritje rroge si ai

Arsenal ka refuzuar të pranojë kërkesat e Ramsey për një rinovim, teksa uellsiani kërkon të paguhet njësoj si ylli i ekipit Mesut Ozil, pra 380,000 euro në javë. Topçinjtë kanë shpresë që fantazisti të firmosë një kontratë të re në Emirates, por nuk kanë pranuar kërkesën e tij fillestare, sipas Standard. Uellsiani aktualisht merr 140,000 euro në javë dhe kërkon ta trefishojë të ardhurat javore me marrëveshjen e re.

Klubi a paralajmëruar ish-lojtarin e Cardiff se Ozil është një figurë më e madhe globale dhe ai duhet të reflektojë.

Ramsey i kanë mbetur vetëm 11 muaj në kontratën aktuale, çka do të thotë se ai do të jetë në gjendje të flasë me klube të tjerë në janar. Chelsea dhe Manchester United janë duke vëzhguar nga larg situatën, gati për të ndërhyrë, përgatiti Tema.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU