“Opozita shpif, por nuk turpërohet, në këtë orë të mirë”

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali ka reaguar pas dhënies së datës për hapjen e negociatave nga Bashkimi Europian. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Spiropali shkruan se: Shqipëria dhe Maqedonia kanë tashmë një datë për negociatat në rrugën pa kthim të anëtarësimit.

Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë orë të mirë të kombit sterrojnë, do mbahen mend gjatë për aventurën e tyre të dëshpëruar për të kthyer pas orën e historisë.

Statusi i plotë:

Do kthehemi në shtëpi të gjithë bashkë!🇪🇺

Shqipëria🇦🇱 dhe Maqedonia 🇲🇰 kanë tashmë një datë për negociatat në rrugën pa kthim të anëtarësimit.

Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë orë të mirë të kombit sterrojnë, do mbahen mend gjatë për aventurën e tyre të dëshpëruar për të kthyer pas orën e historisë.

Shqipëria do bëhet, edhe për inat të tyre, por fatmirësisht edhe për ta. 🇦🇱🇪🇺

Forca Shqipe, me Ty gjithmonë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU