‘Opozita nuk ka akoma një kandidat për Bashkinë e Tiranës’

Opozita nuk ka akoma një kandidat për Bashkinë e Tiranës. Lajmin e bëri të ditur, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Opozita nuk ka akoma një kandidat për Tiranën. Ne do dalim në bllok kundër qeverisjës. Nuk flitet për problemin e flamurit tek opozita. Sot nuk ka as të majtë as të djathtë, sot ka të varfër. Opozita do të jetë bashkë”, deklaroi Kryemadhi

Kryemadhi bëri edhe një diversion, duke deklaruar se ka burime nga PS që konfirmojnë se Veliaj nuk do të kandidojë për bashkinë e Tiranës.

“Veliaj nuk do jetë kandidat për bashkinë e Tiranës. Kam informacione nga grupe brenda PS. Rama ndihet demode dhe i kërcënuar nga Veliaj, prandaj nuk do e kandidojë. Veliaj ka sjellë një frymë të re dhe kjo përbën kërcënim për Ramën”, deklaroi Kryemadhi

Javanews/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU