Opozita kërkon arrestimin e Tahirit: Garantoi paprekshmërinë e Habilajve

E ndërsa Saimir Tahiri deklaroi se mirëpret cdo vendim nga Kuvendi, deputeti i PD Alibeaj kërkoi miratimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Sipas deputetit të PD, Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës, pasi ka ndihmuar Habilajt.

Kuvendi u vendos në lëvizje nga Krimet e Rënda, e cila i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Prokuroria në 17 tetor ka regjistruar procedimin në ngarkim të Tahirit për trafik droge. U dëgjuan prokurorët, deputeti dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij.

Pas shqyrtimit të akteve në lidhje edhe me procedurën penale 5 deputetë, Cupi, Halimi, Strazimiri, Alibeaj dhe Naço kërkojnë miratimin e prokurorisë.  Pas arrestimit të Moisi Habilajt në bashkëpunim me persona që ushtrojnë funksione publike në Shqipëri ka trafikuar lëndë narkotike në Itali.

Faktet patën jehonë në mediat italiane dhe shqiptare. Habilajt kanë pasur lidhje me Tahirin  dhe përmes shpërblimeve kanë bërë të mundur transportimin e drogës drejt Italisë. Tahiri dyshohet se ka pasur dijeni dhe ka siguruar paprekshmërinë e grupit kriminale.

Policia e Shtetit dhe Tahiri kishin indo edhe nga SHISH për grupin kriminal por nuk reagoi, edhe Dritan Zagani nuk u dëgjua, por u kërcënua dhe u largua nga vendi. Ky është një tregues i qartë se Tahiri është i përfshirë.

Veprimtaria është e qartë, këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një episod, janë muaj dhe vite, në dy deri në tre vite aktivitet kriminal. Janë 23 anëtarë të familjes kriminale. Ekzistojnë dëshmi që po provojnë lidhjen. Grupi kishte mbështetjen e Tahirit, pasi nuk ka pasur asnjë procedim ndaj tyre, u dha edhe makinën për trafik droge” deklaroi ai.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU