Opozita ka vijuar edhe sot akuzat e saj në drejtim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se policia dhe bandat po ushtrojnë terror ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij.
Gjatë kohës që fliste Basha, ministri i Brendshëm nuk ishte në seancë.
“Prej 9 ditësh, shqiptarët dhe opinioni ndërkombëtar, kanë parë fakte të pranuara edhe nga Fatmir Xhafaj. Ajo ëe u mohua për vite me radhë, u pranua këtë javë nga Fatmir Xhafaj. Pasuritë e familjes Xhafaj duhej të ishin në hetim. Është fakt që Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë. Vetem tani u përcoll me urgjencë në Itali. Dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presion të tmerrshëm të bandave dhe policisë. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetim për Fatmir Xhafajn”, deklaroi Basha.
Basha ngriti pyetjen: Nga e di policia e Xhafajt se kush është dëshmitari X?
“Nëse përgjimi nuk është i vërtetë, përse i janë vënë prapa Dëshmitarit X dhe familjes së tij? Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X? Jua tha Xhafajt, vëllai i madh dhe i vogël, sepse ata e dinë shumë mirë se kush është dëshmitari X”, tha Basha.
Basha tha se Rama e ka bërë ekspertizën e përgjimit në Surrel. Kryeministri deklaroi dje se audipergjimi është montazh.
Por pasi përfundoi kohën e tij, Basha nuk u largua nga foltorja duke e bllokuar atë.
Pasi mbajtën të bllokuar foltoren për disa minuta, opozita braktisi seancën.
***
Kaos në Kuvend, PD me të njëjtin skenar; blloko foltoren dhe transmeto live në FB
Tashmë opozita e ka kthyer në traditë; blloko foltoren dhe transmeto live në facebook
Bllokimi i foltorës dhe krijimi i kaosit në seancë janë kthyer në normalitet tashmë nga Lulzim Basha deputetët e opozitës.
Në shkelje të plotë të rregullorës, opozita prej disa javësh po pengon zhvillimin normal të seancave plenare.
Edhe seanca e sotme ka qenë krejtësisht kaotike, ndërsa lideri i PD ka bllokuar foltoren prej disa minutash.
Pas paralajmërimit të Ruçit seanca është ndërprerë për të dytën herë, ndërsa Basha duke se nuk ka ndërmend të shkulet nga foltorja
Debati në parlament Ruci-Basha
Ruci: Hape një minutë IT, një minutë zotit Basha
Basha: Pjesën tjetër të deklaratës në Facebook
Ruci: Mund të vijoni zoti Basha
Basha: Ftoj mediat të ndjekin debatin në Facebook, keni marrë peng parlamentin
Ruci: Balla mos ndërhy, zoti Basha vijoi se po mbaron edhe minuta shtesë që iu dhashë
Basha: Nuk ka zë
Ruci: Koha mbaroi, ulu. Fjala jote ishte interpelancë që nuk ke kërkuar ose 10 minuta jashtë cështjes duhet të respektoni Kuvendin. Parlamenti nuk është ta uzurponi ju
Basha: Ditën që ky parlament nuk u kompozua nga vota e lirë, por paratë e drogës, Xhafaj, Habilajt,
Balilajt ka humbur cdo legjitimitet. Po të them Gramoz Ruci, që gojën opozitës nuk do ia mbyllni as me metodat e vjetra që jeni rritur as me metodat e reja. Unë do të vijoj deri në fund fjalën, zgjidh edhe merr.
Ruci: Nuk është në dorën time të zgjedh apo të marr. Opozita nuk jeni vetëm një zë si ju, por të gjithë emrat që keni regjistruar, 39 veta. 7 orë diskutime për një projektligj. Nëse doni të vijoi ritualin për t’i dhënë mesazhin Sofjes se këtu nuk ka normalitet, nuk do të jetë lajm i mirë për Shqipërinë, por do të keni përgjegjësinë tuaj.
Javanews.al/a.ç
Dmth deshmitari x me fal ervin salianjit po i mbyllet goja? Po ja shisni sapunin per djath ktij populli o bashe
Po ku ka deshmitar x o budalla. Sajesave te tua i ka ardh fundi o miku im.