Operacion i gjerë antidrogë në disa rrethe, kapet sasi e madhe kanabisi

Policia e Shtetit ka kryer një operacion të gjerë antidrogë i shtrirë në disa rrethe të vendit. Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e madhe droge e llojit kanabis.

Janë arrestuar 14 persona ndërkohë operacioni është në zhvillim e sipër në rrethet Tiranë, Tepelenë, Gjirokastër e Maliq. Në këtë aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.

Policia pritet të dalë në një konferencë për mediat për të dhënë më shumë detaje.

vijon…

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU