Operacion antidrogë nga 5 shtete, kapet sasi rekord heroine në Itali

Një sasi rekord heroine, nga më të mëdhajat e 20 viteve të fundit është sekuestruar në Portin e Xhenovas në Itali. Operacioni i Antimafias italiane në bashkëpumin me policinë doganore dhe drejtorinë e antidrogës ka çuar në kapjen e 270 kg heroinë, fshehur në konteinerat që udhëtonin nga Irani drejt portit të Xhenovas.

Policia italiane pas zbulimit të sasisë së drogës, ka nisur operacionin e zbardhjes së përgjegjësve të organizimit e trafikimit të kësaj sasie të madhe heroine. Falë bashkëpunimit me shërbimin ndërkombëtar policor dhe me Eurojust, policia italiane ka organizuar e kontrolluar çdo lëvizje të drogës deri në dorëzimin e parë të heroinës bërë jashtë territorit italian. Në këtë operacion antidrogë u përfshinë 5 shtete.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU