Një 29 vjeçar ka humbur jeten si pasojë e gëlltitjes së disa kokrrave fostoksinë.
I riu i identifikuar si E. Xhaja ishte pjesetar i forcave te NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës. Ai banonte në lagjen Kongresi i Përmetit në Fier, shkruan BW
Pasi ka gëlltitur fotoksinën ai ka shfaqur shenjat të konvulcionit ndërsa familjaret e kanë çuar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin e Fierit.
Me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha për ta risjellë në jetë 29 vjecari ka vdekur pas disa orësh. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.ç