O’Connell: Shteti nuk bëhet me nepotizëm

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i ka komentuar publikimet e përgjimeve të aferë së njohur si “Pronto II” në të cilën protagonist kryesor është Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, raporton “Zeri.info”.

O’Connell deklaroi se shteti nuk mund të krijohet e as të funksionojë me nepotizëm.

“Kryeministri më pat fol për nepotizmin dhe atu mendova të bëjë më shumë për këtë andaj propozova këtë ide bashkëpunimi . Punësimi i drejt në Kosovë është problem ne kemi dëgjuar edhe përgjimet. Kjo shkon në dëm të Kosovës.

Askush nuk e beson se në Kosovë mund të punësohet dikush në bazë të meritave. Kjo nuk është risi ka shumë probleme dhe shteti nuk funksionon ashtu nepotizmi është kancer dhe është në dëm të shoqërisë”, ka thënë O’Connell, citohet “Zëri”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU