Presidenti Obama ka dënuar aktet terroriste në Paris, duke i quajtur ato si një “përpjekje e tmerrshme për të terrorizuar civilët e pafajshëm”.
“Ky nuk është sulm vetëm kundër popullit të Francës, por kundër të gjithë njerëzimit dhe vlerave të përbashkëta”.
Obama tha se SHBA është gati t’i japë çdo ndihmë Francës: “Franca është aleati ynë më i vjetër dhe ka qëndruar përkrah nesh gjithmonë. Ata që mendojnë se mun d të terrorizojnë Francën apo vlerat e saj, gabohen”.
“Liberté, égalité dhe fraternité janë vlerat që ne ndajmë së bashku dhe ato do t’i rezistojnë çdo akti terrorist”.