“O sa mirë me qen shqiptarë”, ikin kosovarët, vijnë turqit

Shumë qytetarë të Kosovës vazhdojnë të ikin nga vendi për shkak të kushteve jo të mira të jetës dhe mos zhvillimit. Derisa një pjesë e tyre dalin ilegalisht ka edhe të tillë që duan tërësisht të shkëputen nga vendlindja e tyre. Në raportin, të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet me dije se mbi 948 kërkesa të qytetarëve të Kosovës kanë kërkuar lirim nga shtetësia kosovare, përcjell “zeri.info”.

Vetëm në muajt prill, mars e qershor në Divizionin për Shtetësi janë dorëzuar 948 kërkesa për t’u liruar nga shtetësia. “Gjatë periudhës prill-qershor 2016, në Divizionin e Shtetësisë janë parashtruar gjithsej 948 kërkesa për lirim nga shtetësia”, thuhet në raportin e DSHAM-it, të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej këtij numri 865 kërkesa janë kthyer si përgjigje pozitive, 9 të tjera janë refuzuar dhe 74 kosovarë ende janë duke pritur për të hequr dorë nga shteti i tyre, shkruan “zeri.info”. Ndërsa, kosovarët që kanë kërkuar të largohen nga shtetësia kosovare kanë qenë prej shteteve si: Gjermania, Austria, Sllovenia, Holanda dhe Norvegjia, etj. E përderisa këta qytetarë kërkojnë të largohen nga Kosova vetëm 41 individë, prej tyre 13 shqiptarë e pjesa tjetër janë serb, malazezë, kanë aplikuar për të fituar shtetësinë kosovare, raporton “zëri.info”.

Ndërkohë, azil kanë kërkuar 39 persona, ku shumica e tyre janë nga Afganistani dhe ka edhe nga vendet si: Siria, Libani, Irani e Maqedonia. Kurse në këta muajt e fundit janë bërë mbi 1 mijë kërkesa për leje qëndrimi në vendin tonë. E këtyre kërkesave prijnë shqiptarët nga Shqipëria, serbët e turqit. Këta të fundit duket se më shumë kanë ardhur për punë sepse 114 individë me nënshtetësi turke kanë ardhur për të punuar në vendin tonë këta muaj. E në këtë listë ka pasur edhe shtetas të Amerikës, e të Maqedonisë.

Ndërkohë, në vitin që lamë pas gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, në Divizionin e Shtetësisë janë parashtruar gjithsej 5 mijë e 577 kërkesa për lirim nga shtetësia.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU