O konsensus, o konflikt!

Nga Ylli Dylgjeri

Ky titull editoriali do te ishte më i sakti për median e shkruar gjatë javës që sapo u mbyll. Koalicion qeverisës duket se këtë javë po ecen mbi xhama. Sërisht në kalendarin e javes qe shkoi nuk u fut ligji i plehrave. Paçka se plehrat na mbyten kudo: plehra lart, plehra poshtë, plehra majtas, plehra djathtas. Plehrat mbi plehra.. Por jo, s’mjaftojnë! Duhen edhe plehrat Made in Eu !!! Ky është konflikti i radhës. Ketu te çajne xhamat. Ketu ka ngrire buzeqeshja.
Po konsensusi?
Shoqeria Civile takon Kryetarin e Kuvendit Meta. Kryeparlamentari pasi ka dëgjuar shqetesimet e ambientalisteve, ka pranuar argumentet e tyre në lidhje me ligjin duke kërkuar njëherësh shfrytëzimin e të gjitha mundësive për te arritur konsensusin e gjerë. Por s’mendon kështu aleati…Konflikt?
Dhe konfliktet vazhdojnë.
Jehona e konfliktit kuvendor Rama – Dule duket se hapi pa diplomaci një luftë të re pa ligj lufte. Edhe kjo lufte e ka “kushtin” e saj:
O greket të heqin ligjin e luftës, o ne i biem Dules! Dhe Dules baam! Ka zgjidhje? Komentet e analisteve nuk e vlersojne si lufte reale:
-Fqinjin se zgjedh vete, ta sjell zoti!
-Jo po… na kercenoi Kotsiaz i pari!
-E po pastaj? Kotsiaz edhe mbiemrin e ka me rrenjen kot!
Te presim javen qe vjen. Sot jemi e shtunë. Weekend miq.
Mirupafshim të hënën. Por kujdes!
Kënga e veriut thote:
Djemtë e Lumes e kanë adet
Nga një luftë me e ba përvjet!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU