“O do më vrasin edhe mua ata, o do i vras unë”, reagimi i vëllait të viktimës në Lushnje

Pamje nga vendi i ngjarjes

Ngjarja e një natë më parë që tronditi qytetin e Lushnjës ku mbetën dy të vrarë dhe dy të plagosur, ka lënduar thellë familjarët dhe të afërmit e viktimave por jo vetëm. Kështu me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar dhe vëllai i të ndjerit Zamir Latifi i cili në “Facebook” mban emrin Mario Corana.

panorama

 

“Shpirti im si kemi qeshur para tre ditësh, dhe me the që kështu dua të shoh gjithmonë të qeshur, por sot mi mbylle sytë me lot dhe kjo zemra ime nuk duron dot. Ti ishe dhe je jeta ime shpirti i vëllait. Të dua më shumë se gjithçka. Këtë këngë e dëgjonim bashkë dhe do vazhdojmë ta dëgjojmë bashkë vëllai im” shkruan Mario, shkruan “Panorama”.

Por lidhur me këtë postim të tij disa ndjekës I kanë komentuar. Por Mario në një komet lexohet të shkruaj:

“O do më vrasin dhe mua, o do ti vras unë ata që më vranë shpirtin tim, zemrën time”.

pa

Nga atentati mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Marjus Xhepexhiu. Por, plumbat kanë kapur dhe kalimtarin e identifikuar si Bujar Turku./Panorama/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU