Boksieri i njohur shqiptar Nuri Seferi ka konfirmuar se në muajin shtator do të ndeshet me kampionin aktual të Evropës për të siguruar sfidën ndaj kampionit të botës.
“Tysoni shqiptar” nëpërmjet rrjetit social ka njoftuar se me kroatin me nënshtetësi të Bosnjës, Damir Beljo, kampionin e Evropës do të ndeshet më 5 shtator në Mostar të Bosnjës. Beljo është i pamposhtur deri tani në karrierën e tij. Ai ka 20 fitore nga po aq meçe, 17 prej të cilave me nokaut. “Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet në Mostar të Bosnjës me 5 shtator 2015 do të jetë e vlefshme edhe si ndeshje eliminatore për të sfiduar kampionin e botës Marco Huck në nëntor të vitit 2015”, ka shkruar në Facebook Seferi.