Numri i të vrarëve në Stamboll arriti në 38, nga ta 30 policë

Nga dy sulme me bomba në Stamboll janë vrarë 38 vetë dhe plagosur 166 të tjerë, ka njoftuar qeveria e Turqisë.

Autoritetet sot kanë shpallur Ditë Zie Kombëtare, pasi një makinë – bombë e ka goditur një automjet policor, ndërsa një sulmues vetëvrasës ka sulmuar jashtë një stadiumi futbollistik mbrëmë vonë, dy orë pas ndeshjes së dy ekipeve më të mira në Turqi.

Në mesin e të vrarëve janë edhe 30 policë, ka njoftuar sot ministri i brendshëm, Suleyman Soylu.

Ai ka thënë se janë arrestuar 13 persona të dyshuar.Zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai e ka anuluar vizitën në Kazakistan të paraparë për sot. Autorësinë e ka marrë një forcë kurde. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU