‘Nuk tërhiqemi’, ja katër kushtet e studentëve drejtuar MASR

Protesta e studenteve dha efekt, pasi qeveria njoftoi shfuqizimin e nenit 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 të qeverisë për tarifën shtesë për provimet e mbartura për studentët.

Por pavaresisht fitores se pare, studentet deklaruan se nuk terhiqen pa iu plotesuaar edhe tre kerkesat e tjera.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat. Ajo tarifë per provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat”– thonë studentët.

Po cilat jane kerkesat e studenteve?

1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

2. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë).

a.çupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU