Nuk shpëton gjyqtari anti-vetting, prokuroria nis hetimin ndaj Besnik Imerajt

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Dosja e Imerajt është regjistruar sot në Prokurori dhe do të shqyrtohet nga prokurori Ndini Tavani.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndaj gjyqtarit Imeraj, i cili dha dorëheqjen për të mos kaluar në ‘sitën’ e Vettingut.

KPK dorëzoi pak ditë më parë në Prokurori gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit.

Imeraj dha doreheqjen per te mos u perballur me vetting-un disa jave me pare meargument arsyet personale dhe shëndetin si justifikim për largimin e tij. Ndërkohë, ne po sjellim disa prej gjurmëve që ai ka lënë në pozicionet që ka mbajtur në organet e drejtësisë.

Ai veçanërisht është i njohur si personi që mbylli e dosjen e Lulzim Bashës me procedurë, për vjedhjen e 230 milionë eurove me Rrugën e Kombit, kur mbante postin e ministrit të Transportit.

Imeraj e ka nisur karrierën e tij brenda organeve të drejtësisë në janar  të vitit 1998 ku mori detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe e mbajti deri në mars të vitit 2005.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU